Sport

Kjo nuk pritej! Juventus nën hetim, Dybala nuk shkon në stërvitje, thirret në Prokurori

24 Mars 2022, 16:59 Nga DOSJA
Kjo nuk pritej! Juventus nën hetim, Dybala nuk shkon në

ITALI-Është dita e Paulo Dybala-s. Jo në fushë, por në Prokurori. Lojtari është thirrur për të dëshmuar para prokurorëve torinezë në lidhje me hetimin Prisma (uljen e pagave gjatë muajve të parë të pandemisë në vitin 2020), që të mërkurën ka jetuar një ditë të re vendimtare.

Futbollisti argjentinas nuk është nën hetim, por është thirrur pasditen e sotme si njeri i informuar mbi faktet. Dybala ka qenë i pari, por nuk do të jetë futbollisti i vetëm që do të dëgjohet nga hetuesit torinezë.

Duket se janë thirrur edhe menaxherët dhe avokatët me të cilët janë lidhur marrëveshjet private me Juventusin. Objektivi është që hetimet të mbyllen brenda pranverës.Për më tepër, vetë Dybala nuk mori pjesë në stërvitjen e pasdites së Juventusit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dybala juventus dybala juventus

Sondazh

Poll