Sport

Dyshimet e Luis Enrique për të ardhmen në krye të Spanjës, ofertat nuk mungojnë…

24 Mars 2022, 14:18 Nga DOSJA
Dyshimet e Luis Enrique për të ardhmen në krye të

SPANJE – Luis Enrique i përfundon kontratën si trajner i kombëtares spanjolle në fund të këtij viti. Ai nuk ka rinovuar, ndonëse federata i është referuar gjithmonë Kupës së Botës, si koha për të folur për vazhdimin e lidhjes, ndërkohë që dyshimet për vazhdimësinë me asturianin po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Ciklet e trajnerëve të kombëtares, zakonisht kushtëzohen nga fazat finale të Botërorëve, por këtë herë gjithçka është ndryshe, pasi ky i Katarit do të luhet gjatë muajve nëntor dhe dhjetor. Ky kalendar komplikon gjithçka.

Trajnerët, që mendojnë se faza e tyre në ndonjë kombëtare ka përfunduar, duhet të presin deri në 2023/24 për të nisur një tjetër projekt.

Për më tepër, eventi i madh i radhës për kombëtaret, është më afër se rastet e tjerë, pasi një vit e gjysmë, do të jetë “Euro 2024” që do të luhet në Gjermani. Afatet janë shkurtuar, siç ishte rasti me europianin e fundit, mbajtur me një vit vonesë për shkak të pandemisë. Përveç kësaj, Luis Enrique do të jetë trajneri që drejton Spanjën në fazën kualifikuese të Nations League.

Presidenti Luis Rubiales kur erdhi në krye të federates, gjeti Julen Lopeteguin si trajner. Negociatat e hapura me Real Madridin, nuk e lejuan atë të drejtonte Spanjën në Botërorin e Rusisë. Pas kalimit kalimtar të Fernando Hierros në pankinë, presidenti i federatës u shpreh shumë i qartë dhe zgjodhi Luis Enriquen.

Asturiani ka gjetur në federatë vendin perfekt për të punuar në mënyrë të pavarur, pa asnjë ndërhyrje. Ndërkohë për të janë interesuar skuadra të ndryshme. Më shumë bëhet fjalë për përfundimin e një cikli, se sa për ambicie të tjera profesionale.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport botërorin “katar 2022” trajner i kombëtares spanjolle trajneri luis enrique botërorin “katar 2022” trajner i kombëtares spanjolle trajneri luis enrique

Sondazh

Poll