Sport

A do të fyhet Mbappe nga tifozët e Marsejës? Deschamps: “Nuk guxoj as ta imagjinoj”

24 Mars 2022, 15:20 Nga DOSJA
A do të fyhet Mbappe nga tifozët e Marsejës? Deschamps:

FRANCE Trajneri i “gjelave” të Francës, Didier Deschamps, në prag të miqësores së nesërme (21:15) ka folur në edicionin e sotëm të “La Provence”.

I pyetur për mundësinë, që Kylian Mbappé ndoshta fyhet dhe apo fishkëllehet nga tifozët në “Velodrome” të Marsejës, në miqësoren kundër Bregut të Fildishtë, ai ishte kategorik.

“Nuk guxoj as ta imagjinoj. Edhe një ose dy fishkëllima do të ishin shumë. Por do të them edhe një gjë. Këta janë lojtarët e kombëtares së Francës. Kur tifozët vijnë për të parë një ndeshje të bluve, logjika dikton që ata të mbështesin njëri-tjetrin”.

Fitorja në Marsejë kundër Gjermanisë në 2016? “Kontributi i publikut ishte thelbësor. Ajo fitore nuk na dha titull, por na lejoi të arrijmë në finale dhe është një nga kujtimet më të bukura. Në atë kohë vetëm Blaise Matuidi luante për PSG-në”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport e ardhmja e kylian mbappé kombëtar francez të deschamps trajneri didier deschamps e ardhmja e kylian mbappé kombëtar francez të deschamps trajneri didier deschamps

Sondazh

Poll