Sport

‘Fizikisht i papërshtatshëm’/ Presidentit të Fenerbahçes i sos durimi me Özil, vendimi!

24 Mars 2022, 15:08 Nga DOSJA
‘Fizikisht i papërshtatshëm’/ Presidentit të

TURQI-Mesut Ozil dhe Ozan Tufan janë përjashtuar nga skuadra e Fenerbahçes. Këtë e ka bërë të ditur klubi turk përmes një postimi në rrjetet sociale: “Bëhet e ditur se janë përjashtuar nga skuadra lojtarët e ekipit të parë, Mesut Ozil dhe Ozan Tufan”. Klubi nga Stambolli nuk ka specifikuar arsyet, por shtypi turk nxjerr disa prapaskena.

Sipas gazetës Aksam, ish-lojtari i Arsenal dhe Real Madrid është cilësuar si “fizikisht i papërshtatshëm”. Fotomaç dhe Milliyet raportojnë të njëjtën tezë dhe shpjegojnë se Ozil, i cili shënoi 8 gola dhe 2 asistime në 22 paraqitje në kampionat, ka shfaqu një gjendje fizike më pak se optimale. Gjermani luajti si titullar në ndeshjen e së dielës së kaluar kundër Konyaspor. Me atë rast ai mbajti edhe shiritin e kapitenit, por për shkak të paraqitjes së dobët, ai u zëvendësua në pjesën e parë.

Nga ana tjetër, Tufan u rikthye në Stamboll në shkurt pas një periudhe huazimi në kampionatin anglez. Mesfushori kaloi një gjysmë sezoni te ëatford, por pas dy ndryshimeve të trajnerit dhe vetëm katër paraqitjeve ai vendosi të rikthehet në vendlindje.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fenerbahce ozil fenerbahce ozil

Sondazh

Poll