Sport

Argjentinë, vjen propozimi i çmendur; zemra e Maradonës së bashku me Kombëtaren në Katar

24 Mars 2022, 13:41 Nga DOSJA
Argjentinë, vjen propozimi i çmendur; zemra e Maradonës së

ARGJENTINË- Propozim i pabesueshëm vjen nga Argjentina: Të dërgohet në Botërorin e Katarit zemra e Diego Armando Maradonës. Zemra e tij ruhet sot e kësaj dite në Departamentin e Anatomisë Patologjike në Buenos Aires. Dhe, ideja më e fundit që është propozuar nga ana e një agjencie e cila merret me krijimin e spoteve publicitare, është ajo e zhvendosjes së zemrës së Maradonës në Katar së bashku me kombëtaren e drejtuar nga Lionel Scaloni.

Drejtori i kësaj agjensie, Javier Mentasti është i bindur se nëse Maradona do të ishte në jetë atëherë do të udhëtonte drejt Katarit, ndaj mendojnë ta realizojnë këtë në një mënyrë ndryshe.

“Kjo është një ide që na ka ardhur dhe duam që të gjithë të fillojnë ta dëgjojnë që ta ndajmë si argjentinas dhe të shohim nëse është e mundur. Ka shumë probleme, teknike, ligjore, por këtë do të kishte dashur Diego”. Zemra e Maradonës mendohet të shoqërohet në Kombëtaren e Argjentinës në hotelet ku do të akomodohet përfaqësuesja.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentine maradona argjentine maradona

Sondazh

Poll