Sport

Përsëri probleme për Juventusin, Guardia di Finanza i ‘troket’ në derë; akuzohet për…

24 Mars 2022, 13:13 Nga DOSJA
Përsëri probleme për Juventusin, Guardia di Finanza i

ITALI– Guardia di Finanza e Torinos ka kryer kërkime të reja në hetimin e prokurorisë së qytetit piemontez me akuzën e bilanceve false për Juventusin. Sipas asaj që raporton La Stampa, ndërhyrja e Guardia di Finanza kishte të bënte me studio të rëndësishme ligjore në Milano, Romë dhe Torino ku ishin depozituar akte private mes klubeve dhe lojtarëve në lidhje me pagat e këtyre të fundit në dy vitet e pandemisë.

Këto dokumente nuk janë gjetur në kontrollet e mëparshme në selinë e Juventusit dhe sipas akuzës, këto dokumente private do të kishin të bënin me katër muajt për të cilët klubi i Juventusit dhe lojtarët kishin gjetur marrëveshje për t’u përballur me emergjencën Covid, duke shtyrë pagesën.

Sipas prokurorisë, e gjithë kjo ka ndodhur duke lënë mënjanë shënimin specifik në pasqyrat financiare në pozicionin debitor. Ky është një front i ri hetimesh krahasuar me atë që muajt e fundit kishte çuar fitimet fiktive nga shitja e lojtarëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport itali juventus itali juventus

Sondazh

Poll