Politike

Spaho kërkon ndryshimin e rendit, Alibeaj: Kuvendi të kthehet në arenë debati për qytetarët

24 Mars 2022, 09:27 Nga DOSJA
Spaho kërkon ndryshimin e rendit, Alibeaj: Kuvendi të kthehet në

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me debate, pasi deputeti i grupit të Rithemelimit të PD-së, Edmond Spaho ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, por kryetari i Komanduar, Enkelejd Alibeaj u shpreh se duhet të respektohet rregullorja. Sipas tij, Kuvendi duhet të kthehet në arenë debati në shërbim të qytetarëve, duke kërkuar nga zv.kryeparlamentarja, Ermonela Felaj që të ndiqte rregulloren.


“E rëndësishme është në çdo rast respektimi i rregullores. Ne kemi paraqitur një kërkesë dhe mocion për rezolutën, të ekonomisë dhe rritjes së çmimeve. Është e udhës që t’i dedikohemi asaj që shqiptarët kanë si problem kryesor. Unë besoj që një orë e më parë të respektohet. Duhet të jetë strikt. Koha është njësoj për të diskutuar. Të jemi strikt në respektimin e rregullores,”-tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: KUVEND/ Rritja e çmimeve, PD kërkon 3 orë diskutim, Rama dhe Basha mungojnë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj seanca plenare 24 mars 2022 enkelejd alibeaj seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll