LIVE UPDATES
Aktualitet

KUVENDI/ Rritja e çmimeve, rrëzohet rezoluta e PD Berisha paralajmëron protesta (Debatet)

24 Mars 2022, 07:46 Nga DOSJA
KUVENDI/ Rritja e çmimeve, rrëzohet rezoluta e PD Berisha

TIRANË– Për më shumë se tetë orë, ligjvënësitshqiptarë u mblidhën në Kuvendin e Shqipërisë ku diskutuan në lidhje me krizën ekonomike aktuale në vend. Partia Demokratike ka prezantuar në Projekt rezolutën me 10 pika për rritjen e çmimeve. Në fjalën e tij kryetari i Komanduar i PD-së, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj, tha se kjo është për shqiptarët, për të ndihmuar ata që të kalojnë këtë krizë. Por, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pretendonte se pikat e rezolutës së PD-së i kanë plotësuar prej kohësh dhe se madje nuk u shkonte as tek ‘thembra’ e realizimeve. me 74 vota kundër, 27 pro dhe gjashtë të pavlefshme, rezoluta u rrëzua.

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u përball me deputetët Flamur Noka e Albana Vokshi për procesin e rindërtimit në lagjen e ‘5 majit’. Noka e Vokshi nxorrën foto dhe u shprehën se qeveria i ka lënë në rrugë qytetarët, pasi u ka shembu shtëpitë, ndërsa Balluku foli për zhvillim. Ajo u kujtoi deputetëve dhe 21-Janatin, por përgjigjen e mori nga Noka, i cili fajtor të vrasjes së katër protestuesve, konsideron vetëm kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë që ish-zv.kryeministri Erion Braçe është përplasur ashpër me ish-kryeministrin, Sali Berisha duke e akuzuar për krizën aktuale energjetike. Ai kujtoi dosjen ‘CEZ-DIA’ dhe bashkë me socialistët premtuan të sillnin prova të reja.

Në nisje të seancës plenare deputeti i grupit të Berishës, Edmond Spaho kërkoi që interpelenca e kërkuar nga grupi i tyre me Kryeministrin të jetë pikë e parë e rendit të ditës. Ai kërkoi me ngulm që të realizohet interpelanca e kërkuar nga ai, duke shtuar se ishte urgjente. Kjo u kundërshtua nga kërkuesi i mocionit me debat kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili deklaroi se duhet ndjekur rregullorja. Lulzim Basha mungoi gjithashtu këtë seancë.

PIKAT E PD: 

1. Uljen në 6% të TVSH për mallrat e shportës bazë, propozim konsistent i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike;
2. Pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër nga 27 lekë/litër aktualisht, duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin;
3. Shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve operative të qeverisjes qëndrore me të paktën 25% të buxhetit të planifikuar për këtë zë për vitin buxhetor 2022;
4. Dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore;
5. Rritjen e menjëhershme të pensioneve me dyfishin e indeksimit të parashikuar nga vetë qeveria, duke filluar nga 1 Prill 2022;
6. Rritjen e pagës minimale në masën 36,000 (tridhjetë e gjashtë mijë) lekë në muaj duke filluar nga 1 Prill 2022;
7. Pezullimin e menjëhershëm të pagesave buxhetore për PPP-të dhe koncesionet, vecanërisht ato të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprimtari korruptive;
8. Rritjen e subvencionimit ndaj fermerëve në masën 100 milion euro/vit me qëllim rritjen e prodhimit dhe uljen e kostove të tyre, për t’i bërë produktet shqiptare konkurruese në rajon;
9. Kryerjen e një hetimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës nga Autoriteti i Konkurrencës, si dhe marrjen e masave urgjente në përputhje me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;
10. Raportimin nga Autoriteti i Konkurrencës përpara Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 30-ditor nga data e miratimit të kësaj rezolute, lidhur me konkluzionet e hetimit, masat e marra dhe zbatimin e tyre në praktikë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rrëzohet me 74 vota kundër rezoluta e Partisë Demokratike

Berisha në Kuvend: INSTAT është kthyer në veglën e Ramës e Don Agaçios, tjetërson shifrat

VD-DEBATI/ Noka: Privati po përfiton tek 5 maji, s’ka zhvillim. Balluku: Do bëhet lagje

Dhuna në protesta, Çuçi i mohon, Vasili: Kam filmime, po lëre se s’dua t’ju poshtëroj fare

Noka bllokon Foltoren në Kuvend, Felaj kërkon 3 minuta pushim: Iku koha e kërcënimeve

‘A tu dridh buza për 21 Janarin’, Balluku debat me Vokshin, Noka: I vrau shefi jot

FOTOLAJM/ Mbledhje e shpejtë! Berisha takim “kokë më kokë” me grupin e “Foltores” në seancë

Rezoluta e PD/Alibeaj: Të hiqet taksa e qarkullimit, Autoriteti i Konkurrencës të raportojë

ME VIDEO- Ahmetaj me ambicie: Koha ime sapo ka filluar! (Ç’nënkupton?)

VD-Kryemadhi:100persona paguhen për të bërë eskortën e Veliajt.Kam video të Ramës nga Dubai

ME VIDEO/ Berisha nuk harron ditëlindjen e Metës, uron Kryemadhin: Edhe 100!

VD-Shehi: Do kemi vitin më të keq në bujqësi, qeveria jep ‘bukë’ dhe e quan emergjencë

VD-“Shpërthen” keq Braçe: Berish’ qepe!Privatizove Alpetrolin, e shite si sukses, more lesh

VD-Gjiknuri: S’ka faj qeveria për krizën, kemi harxhuar 500 mln euro mbështetje

VD-Nuk i dalin 11 minuta! Berisha kërkon sërish replikë, refuzohet nga Felaj

VD-“Investitor strategjik”/Agalliu: Qokë e bërë ndaj një militanti të PS,vjedhje qeveritare

VD-Kriza në vend, Ahmetaj: Kush nuk kupton thotë hiq taksat, si do i paguajmë pensionet?

VD-Vdekja e Albright, Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje

VD-Të iki dhe ai pas Bashës? Berisha nuk lëviz: S’luhet me blof! Ne kemi një PD, jo 2…

VD-Berisha: Bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, iku me Lulin

VD-Negociatat me grupin e Rithemelimit, Grida Duma: S’nisin me kushte, të jetë e Berisha

VD-Kriza/Bushati tallet: Ministre, po përmbysni Prizrenin! Balluku:Mos më shtrembëro fjalën

VD-Rritja e çmimeve/ Balluku: Jemi në krizë ndërkombëtare, kemi marrë masa

FOTO/ Balluku mban fjalim në Kuvend, Dashnor Sula shpalos posterat lart

VD-Tabaku: Paguajmë më shtrenjtë naftën prej taksave, kemi krizë nga korrupsioni

Përplasje me mbështetësit e Berishës,Alibeaj:Debatet e brendshme të mos i sjellim në Kuvend

Spaho kërkon ndryshimin e rendit, Alibeaj: Kuvendi të kthehet në arenë debati për qytetarët

‘Të ka hyrë Saliu brenda’/ Spaho-Ballës: Ke frikë ti? Mos u merr me ne, s’del në selamet

Trazira në Kuvend! Spaho nxehet me Felajn, çohet nga vendi. Balla: Të ka hyrë Saliu, mbaje!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kuvendi seanca plenare 24 mars 2022 kuvendi seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet