Politike

Kriza, Balluku: S’do ndërpresim ujin. Ujësjellësit kanë 140 mln euro për të paguar

23 Mars 2022, 22:40 Nga DOSJA
Kriza, Balluku: S’do ndërpresim ujin. Ujësjellësit

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se shqiptarëve nuk do tu ndërpritet furnizimi me ujë për shkak të krizës aktuale. E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Balluku tha se qeveria do të rrisë performacën e ujësjellësve dhe se është nisur një reformë që të menaxhohen nga pushteti vendor.

Ajo tha më tej se refoma në ujësjellës është e thellë dhe kërkon ndryshim të akteve ligjore dhe nënligjore e që të mos ketë më problem me pagesat. Balluku tha se ujësjellësit kanë një borxh prej 140 milionë euro.

“Nuk do u ndërpresim ujin qytetarëve shqiptarë. Nuk jemi gati të ndërpresim ujin qytetarëve shqiptarë se jemi ata që nuk po ndërpresim dritat, nuk po u shtojmë faturën e dritave, si mund të ndërpresim ujin? Por, do të rrisim performacën e ujësjellasve. Ne kemi nisur një reformë që të mirëmenaxhohen nga pushteti vendor. Problematikë mbeten ujësjellësit që kanë borxhet më të mëdha në pagesën energjisë elektrike, prej 140 mln eurosh,”- tha Balluku ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku kriza ekonomike prej luftes belinda balluku kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll