Politike

Ministrja Balluku: S’ka faunë në zonën ku po ndërtohet aeroporti i Vlorës

23 Mars 2022, 22:13 Nga DOSJA
Ministrja Balluku: S’ka faunë në zonën ku po ndërtohet

TIRANË- “Në zonën ku po ndërtohet aeroporti i Vlorës nuk ka asnjë faunë”. Kështu u shpreh ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në “Now me Erla Mëhillin”.

Balluku tha se kanë nisur punimet në aeroportin e Vlorës dhe po bëhet drenazhimi i të gjitha ujërave.

Ai është një aeroport natyral i ndërtuar në vitin 1920. Është një zonë nën nivelin e detit. Në atë zonë nuk ka asnjë faunë. Dua ta them këtë me shumë krenari që procesi i Aeroportit të Vlorës ka qenë një proces model”, u shpreh ajo.

Ministrja nënvizoi se takimet janë bërë të hapura për këtë projekt, ku janë njoftuar si ambjentalistët dhe banorët.

Debat më të madh kanë pasur ambjentalistët me banorët sesa me Ministrinë e Transportit apo Ministrinë e Enegjisë apo Turizimit”, tha ajo.

Marrë nga Euronews

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku belinda balluku

Sondazh

Poll