Politike

Trazira në Kuvend! Spaho nxehet me Felajn, çohet nga vendi. Balla: Të ka hyrë Saliu, mbaje!

24 Mars 2022, 09:14 Nga DOSJA
Trazira në Kuvend! Spaho nxehet me Felajn, çohet nga vendi. Balla:

TIRANË– Ka nisur me debat seanca e sotme plenarë në sallën e Kuvendit të Shqipërisës. Gjithçka ka nisur pasi deputeti demokrat Edmond Spaho, me rregullore në dorë, iu afrua me tone të ashpra zv.kryeparlamentares, Ermonela Felaj duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës. Sipas tij, seanca e sotme plenare duhet të nisë me interepelancën e kërkuar nga grupimi i Rithemelimit dhe jo me mocionin e debatit të kërkuar nga grupi parlamentar i PD. Pas tij, fjalën për replikë e ka marrë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ironizioi Spahon duke përmendur dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjë që ka shtuar tonet e ashpra të debatit në sallë.

PJESË NGA DEBATI: 

Spaho: Dy çështje kam, së pari dje ndërroi jetë Madeline, është në nderin tonë të mbajmë një minutë heshtje.

Felaj: Në orën 12:00, të mbajmë një minutë heshtje.

Spaho: Rendi i ditës, kemi kërkuar interpelancë me Ramën, nuk u përfshi në ditën e enjte, por është përfshirë sot. Është shkelur rregullorja në radhitje, po iu citoj nenin 97, duhet të nisë interperlanca, jo debati. Spaho çohet nga vendi dhe shkon në Foltore për të folur me Felajn: Respekto rregulloren.

Felaj: Jeni pa mikrofon, nuk e kuptoj nervozizmin tuaj..

Balla: E kuptoj që keni të gjithë nga pak Sali nga brenda dhe merrni kot. Keni gjithë eksperiencën e duhur parlamentare, sot seanca përbëhet nga dy pjesë. Janë dy çështje që janë pjesë e rregullit të ditës. Se ty të ka hyrë Saliu brenda, të ka hyrë, por mbajë poshtë, mos u ngri aty. Mocionet me debat janë seancë e posaçme, opozita e kërkoi ashtu. Kemi vendosur që në orën 10 të nisë me pikë të parë për një çështje dhe më pas do tëq vijojë normalisht. Kjo është traditë, por ju keni kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. Siguroni 2/3 e votave në sallë.

Felaj: Nuk i imponoheni dot 140 deputetëve pa i dëgjuar.

Spaho: Unë s’kam kërkuar të ndryshojë rendi i ditës, por kërkova të kthehet në përputhje me rregulloren. Ju i referoheni gabim çështjes dhe nenit që cituat. Përse flet Balla në emër të opozitës. Dilni ju në mbrojtje dhe votoni për çështje që nuk ju takojnë. E kuptoni sa qesharakë jeni bërë.

Felaj: U votua do të vazhdojmë me rendin e ditës. Po zbatojmë rregulloren jo urdhrat politikë. Koha e debatit do të jetë 3 orë. Koha e diskutimit për çdo ministër nuk do të jetë më shumë se koha e përcaktuar.

LAJMI KRYESOR: KUVEND/ Rritja e çmimeve, PD kërkon 3 orë diskutim, Rama dhe Basha mungojnë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edmond spaho seanca plenare 24 mars 2022 edmond spaho seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll