Politike

Vdekja e Albright, Meta: Do ta kujtojmë për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës

24 Mars 2022, 08:38 Nga DOSJA
Vdekja e Albright, Meta: Do ta kujtojmë për kontributin e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ndihmën e dhënë nga ish-sekretarja e shtetit Madeleine Albright për çlirimin e Kosovës. Një ditë pas ndarjes së saj nga jeta, Meta shkruan se do ta kujtojë gjithmonë për rolin që ka dhënë 23 vite më parë, në ditën kur SHBA dhe NATO vendosën që t’i jepnin fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

POSTIMI:

Përherë mirënjohës përkushtimit të sinqertë dhe energjik të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq. Do ta kujtojmë gjithmonë për rolin dhe kontributin e madh të dhënë për Çlirimin e Kosovës, veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së dhe mike e madhe e shqiptarëve, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare. Falë saj, Kosova pa ditën e çlirimit nga gjenocidi serb pas nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujës.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta vdes madeleine albright ilir meta vdes madeleine albright

Sondazh

Poll