Politike

Alibeaj: Presim sinjalin nga Rithemelimi, skepticizmi i përket të shkuarës

23 Mars 2022, 21:46 Nga DOSJA
Alibeaj: Presim sinjalin nga Rithemelimi, skepticizmi i përket të

TIRANË– Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur se PD-ja është e gatshme të bashkohet me palën tjetër, Komisionin e Rithemelimit. Pas përfundimit të mbledhjes që zgjati afro katër orë, Alibeaj tha se emrat e grupit të punës do të caktohen prej tij, por që tashmë po presim sinjale nga pala tjetër. I pyetur për kushtin e distancimi të ish-kryeministrit Sali Berisha, Alibeaj nuk dha asnjë sqarim.

Prononcimi për mediat:

Enkelejd Alibeaj: Besoj që ju e patë vendimin e grupit, që do të doja ta falenderoja për sensin e përgjegjshmërisë. Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes së nivelit të përgjegjësisë. Me këtë sens përgjegjësie, duam bashkimin, një gjë e kërkuar nga demokratët, për të mirën e demokratët, duke hequr dorë nga gjuha e linçimit si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët. Ky është çelësi i këtij morali, me ‘bon sens’, me mirëkuptim. Gjithçka e tregon vendimi i sotëm, qëndrimi i kësaj partie. Është një hap i parë, si shenjë drejt negociatës, drejt tentativave të mira besoj për të shkuar drejt një bashkimi. Një grup pune të bërë nga të gjitha instancat.

Pyetje: A janë përcaktuar emrat?

Enkelejd Alibeaj: Ju e patë vetë vendimin, është caktuar kryetari i komanduar, që do të thotë unë do caktoj emrat, por po presim sinjalin e parë të kësaj rruge

Pyetje: Është e paqartë

Enkelejd Alibeaj: Ju lutem, është i paqartë vendimi për zotin Berisha

Pyetje: Është e qartë

Enkelejd Alibeaj: Atëherë zonjë

Pyetje: Zonjushë

Enkelejd Alibeaj: Zonjushë, është gjithçka e qartë, sot në vendimin e kryesisë, çdo dilemë e masë skepticizmi është e shkuar. Ju faleminderit dhe ndjesë për vonesën që patëm sot

Pyetje: Shpresojë t’i bëni më herët mbledhjet.

LAJM KRYESOR: Kryesia e PD mblidhet pa Bashën, kërkesat: Hiqni blindet, të bashkohemi! Stop karshillëkut

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj kryesia e pd 23 mars 2022 enkelejd alibeaj kryesia e pd 23 mars 2022

Sondazh

Poll