Politike

Balluku: S’kemi firmosur asgjë për Portin e Durrësit, jemi në fazë negociimi

23 Mars 2022, 22:31 Nga DOSJA
Balluku: S’kemi firmosur asgjë për Portin e Durrësit, jemi

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku ka deklaruar se kontrata për portin turistik të Durrësit nuk është firmosuar akoma dhe se gjithçka është në fazë negociimi. E ftuar në emisionin “Noë me Erla Mëhillin”, Balluku tha se është ngritur komiteti negociator me të gjithë ekspertët, janë ndjekur të gjitha hapat, por ende s’është firmosur asgjë.

“Kontrata për portin e Durrësit nuk është firmosuar akoma, jemi në fazë nogocimi. Është ngritur komiteti negociator me të gjithë ekspertët, janë ndjekur të gjitha hapat. Është mbyllur një fazë e parë e negocimit. Prej disa muaj në portin ekzistues të Durrësit ka nisur faza përgatitore për të nisur projektin. Ka të bëjë me lirimin e hapësirave dhe kushteve për të nisur projektin,”- tha Balluku.

E pyetur se përse nuk është bërë me tender ky proces, ajo tha se ky është një investim i bazuar në instrumetin e bashkëpunimit midis 2 qeverive, asaj shqiptare dhe të Emirateve të Bashkuara

“Ky është një investim i bazuar mbi instrumentin qeveri me qeveri. Kemi firmosur në vitin 2019 një marrëveshje ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara për disa hapa konkrete ekonomike ku përfshihet fusha e infrastrukturës, turizmit e të tjera,”- përfundoi ajo.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku porti i durresit belinda balluku porti i durresit

Sondazh

Poll