Politike

Vdekja e Albright, Nikolla: I jemi mirënjohës për kontributin e saj në çlirimin e Kosovës

23 Mars 2022, 21:44 Nga DOSJA
Vdekja e Albright, Nikolla: I jemi mirënjohës për kontributin e

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretares së DASH Madalene Albright. Me anë të një postimi në Facebook, Nikolla treguar një pjesë të historisë së saj kur ka qenë e vogël. Ajo ka thejksuar se në si popull i jemi mirënjohës Albright për kontributin që dha në çlirimin e Kosovës.

Postimi i Plotë:

Sot mësuam me dëshpërim ndarjen nga jeta të Madeleine Albraight, ish Sekretares së Shtetit të ShBA. Albright ishte një politikane, shtetare dhe diplomate e shquar, e cila i shërbeu me përkushtim atdheut të saj të dytë, ShBA, ku emigroi në moshën 11-vjeçare nga vendlindja e saj, Çekosllovakia. Ajo hyri në shërbimin publik dhe jetën politike për t’iu përkushtuar vendit të saj, kombeve dhe njerëzve kudo në planet, si një njeri i lirë, vizionare dhe luftëtare e paqes.

E 64-ta Sekretare e Departamentit të Shtetit dhe e para grua në këtë detyrë, Albright kontribuoi që Shtetet e Bashkuara të bëhen një udhëheqës moral, komb dhe faktor i domosdoshëm dhe thelbësor në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, duke kombinuar rolin vendimtar të ShBA me aleancat dhe vendimet multilaterale.
Shqipëria dhe shqiptarët i jemi mirënjohës Sekretares Albright për kontributin në vendime të cilat çuan në çlirimin e Kosovës. U prehsh në paqe Zonja Sekretare e Shtetit!

LAJMI KRYESOR: Shuhet Albright, Sekretarja e parë e Shtetit që ‘çliroi’ Kosovën nga gjenocidi serb

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lindita nikolla madalene albright vdes madalene albright lindita nikolla madalene albright vdes madalene albright

Sondazh

Poll