Politike

Salianji: Blindi ta shpif! Thirrni Këshillin Kombëtar. Bardhi: Dalim me mesazh për bashkim

23 Mars 2022, 19:55 Nga DOSJA
Salianji: Blindi ta shpif! Thirrni Këshillin Kombëtar. Bardhi: Dalim

TIRANË– Deputetët Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi kanë debatuar me njëri-tjetrin në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu në mungesë të Lulzim Bashës që u dorëhoq. Salianji ka kërkuar që të hiqen dyert e blinduara që sipas tij janë të shpifura, ndërsa Bardhi është shprehur se kjo është një çështje që i takon administratës. Deputeti Salianji ka kërkuar gjithashtu që të mblidhet Këshilli Kombëtar, ndërsa Bardhi është shprehur se është dakort që të dalin me një mesazh për bashkimin e PD-së. 

Pjesë nga debatet; 

Ervin Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime. Duhet thërritur Këshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal. Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolike hapjen e partisë.

Gazment Bardhi: Dyert janë të hapura.

Ervin Salianji: Dyert e hekurit që as nuk preken me dorë ta shpifin, t’i heqim

Gazment Bardhi: Së pari lidhur me blindimin e PD-së, dyert janë të hapura, dhe janë çështje të administratës. S’ja vlen të merremi në kryesi me këtë. Së dyti për zgjedhjet e vitit 2023. Është propozuar me idenë që do pranohej nga të dy palët, duke bërë zgjedhje të bashkuar. Jam dakord edhe unë që të dalim me mesazh për bashkimin.

LAJM KRYESOR: Kryesia e PD mblidhet pa Bashën, kërkesat: Hiqni blindet, të bashkohemi! Stop karshillëkut

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kryesia e pd 23 mars 2022 kryesia e pd 23 mars 2022

Sondazh

Poll