Sport

Frikë në qendrën sportive të Napolit, tmerrohen lojtarët! Njoftohet policia (Motivi)

23 Mars 2022, 18:28 Nga DOSJA
Frikë në qendrën sportive të Napolit, tmerrohen

ITALI– Momente frike në Castel Volturno: një person, në drejtimin e një makine, shpërtheu portën e qendrës teknike të Napolit dhe hyri brenda ambjenteve të klubit, duke u afruar pranë fushave të stërvitjes, ndërsa lojtarët ndodheshin në dhomat e zhveshjes.

Personi, në gjendje të dukshme konfuzionale, më pas ka braktisur makinën dhe është larguar në këmbë. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të përfshirë dhe policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Vetëm sot, pas disa ditësh pushim, skuadra drejtuar nga Luciano Spalletti kishte rinisur stërvitjen me lojtarët që mbetën në qytet dhe nuk u nisën për ndeshjet e Kombëtareve. Synimi është përgatitja më e mirë për sfidën delikate ndaj Atalantës më 3 prill, kur trajneri do të duhet të bëjë pa të pezulluarit Osimhen dhe Rrahmani, si dhe të dëmtuarin Di Lorenzo.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport napoli rrahmani serie a napoli rrahmani serie a

Sondazh

Poll