Sport

Do të luajë për skuadrën më të keqe/ Ish-kampion bote me Brazilin, sulmuesi nuk ndalet…

23 Mars 2022, 13:01 Nga DOSJA
Do të luajë për skuadrën më të keqe/ Ish-kampion

BRAZIL– Denilson de Oliveira Araujo, i njohur nga të gjithë thjesht si Denilson, ka njoftuar rikthimin e tij në fushë në moshën 44-vjeçare. Një nga ikonat e Kombëtares së Brazilit ka firmosur një kontratë me Ibis Sport Club, një ekip brazilian i njohur si ‘më i keqi në botë’.

Ish-futbollisti i Sao Paulo-s dhe Betis luajti 61 herë për kombëtaren braziliane midis viteve 1996 dhe 2003, duke fituar gjithashtu Kupën e Botës në vitin 2002. Transferimi i tij prej 32 milionë euro nga Sao Paulo te Real Betis në vitin 1998 e kishte bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në botë për disa kohë dhe me një klauzolë që shkonte në 450 milionë euro.

 

Com o Íbis, nada é impossível. Ano passado, subimos pra primeira…

E este ano… O IMPOSSÍVEL ACONTECEU NOVAMENTE!

Contratamos um Campeão do M-U-N-D-O! ? ?
Vem vestir essa camisa, @denilsonshow ?
Vem descobrir o que é ser #OPiorEntreOsMelhores ? pic.twitter.com/tq9QWZdpBW

— Íbis Sport Club (@ibismania) March 22, 2022

Denilson kishte vendosur të tërhiqej në vitin 2010 pasi luajti në skuadrën greke të kategorisë së dytë të Kavalës dhe me skuadrën vietnameze Hai Phong, por mbas 12 vitesh që ishte tërhequr nga futbolli, ja ku vjen edhe njoftimi në Twitter. “Nga sot do të mbajë veshur fanellën e Ibis!”. Pas largimit nga futbolli, sulmuesi u bë i njohur si komentator sportiv dhe personalitet në Serinë Botërore të Pokerit në Las Vegas, por joshja e rikthimit në fushë mbizotëroi mbi tryezën e pokerit.

 

Agora eu posso falar! É OFICIAL!
O convite apareceu e refletindo com minha família… o pai aqui decidiu voltar ao futebol depois de 12 anos!
A partir de hoje eu visto a camisa do @ibismania !
Boooooora ????

— Denilson Show (@denilsonshow) March 22, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brazil denilson brazil denilson

Sondazh

Poll