Sport

E detyruan të largohet nga Anglia, por jo nga futbolli. Abramovic gati të blejë skuadrën…

23 Mars 2022, 12:38 Nga DOSJA
E detyruan të largohet nga Anglia, por jo nga futbolli. Abramovic gati

TURQI– Pasi ka nxjerrë në shitje Chelsea-n për shkak të sanksioneve nga qeveria britanike për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, Roman Abramovich nuk ka plane të largohet nga bota e futbollit.

Sipas portalit turk ‘Fanatic’, në fakt, të besuarit e biznesmenit rus dhe përfaqësuesit e presidentit në largim Mehmet Sepil kanë nisur negociatat për blerjen e klubit turk të Göztepe. Takimi mes palëve pritet në ditët në vijim.Pas ngrirjes së aseteve nga qeveria britanike, manjati ka vendosur të largojë nga Europa jahtet e tij, xhevahiret e vërteta të inxhinierisë detare. Anija më e njohur e Abramovich është Eclipse, e cila është parë në portin e Marmaris.

Nga ana tjetër, jahti tjetër i oligarkut, My Solaris, ndodhet në Bodrum, një qytet tjetër turk jo shumë larg nga ai i mëparshmi. Zgjedhja e Turqisë si një strehë e sigurt shpjegohet me mospërputhjen e vendit të Erdoganit në vijën e sanksioneve evropiane të promovuara kundër Putinit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abramovich chelsea goztepe turqi abramovich chelsea goztepe turqi

Sondazh

Poll