Sport

Mesfushori Pogba i sinqertë: “Nuk e kuptoj rolin tim tek United, ndryshe te Franca”

23 Mars 2022, 11:27 Nga DOSJA
Mesfushori Pogba i sinqertë: “Nuk e kuptoj rolin tim tek United,

FRANCE Paul Pogba nuk është aspak i lumtur në “Old Traford”, për më tepër që mesfushori francez as që e merr mundimin ta fshehë këtë fakt, teksa në intervistën e tij për ‘Le Figaro’ flet pa dorashka: “Më duhet të jem i sinqertë, në 5 sezonet e fundit nuk kam qenë aspak i kënaqur.

As këtë vit nuk po fitojmë asgjë. Në Manchester, apo në çdo skuadër tjetër, unë kam dëshirë të fitoj”,- është shprehur Pogba, duke u ndalur më pas tek roli i tij në kombëtare, ku loja e tij del më shumë në pah.

“Te Franca luaj dhe e di rolin tim. Ndjej besimin e trajnerit, të shokëve. Kjo është diferenca në raport me Manchester United, sepse aty ndryshoj shpesh pozicion, ndryshon sistemi dhe partnerët në fushë. Me trajnerin biem dakord, por shpesh i bëj një pyetje: A kam një rol te United? Eshtë një pyetje që nuk marr asnjëherë përgjigje”,- u shpreh Pogba duke rrëfyer në fund edhe tmerrin që përjetoi së fundmi:

“Pas eliminimit në Champions League mësova se tre persona më ishin futur në shtëpi për të më vjedhur. Aty ishin bizhuteritë e nënës time, ishte medalja e botërorit. Ajo që më trembi më shumë ishte fakti se fëmijët e mi ndodheshin në shtëpi në ato momente. Bashkëshortja ime u mbyll me çelës në një dhomë, për disa ditë ka mbetur e shokuar”, – rrëfen ndër të tjerë Pogba.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “old traford” mesfushori francez paul pogba mesfushori paul pogba ndeshjes kundër manchester united nëse paul pogba do të largohej “old traford” mesfushori francez paul pogba mesfushori paul pogba ndeshjes kundër manchester united nëse paul pogba do të largohej

Sondazh

Poll