Sport

‘Kurrë më pa një Brozovic’/ E konfirmon Corriere dello Sport; Inter hedh sytë për Asllanin

23 Mars 2022, 12:13 Nga DOSJA
‘Kurrë më pa një Brozovic’/ E konfirmon Corriere

ITALI- Kurrë më pa një Brozovic. Domosdoshmëria e kroatit te Inter është vërtetuar përfundimisht. Sistemi i lojës i ndërtuar nga Inzaghi përfshin një pikëmbështetje. Po, sepse nga lojtari kroat nis loja e zikaltërve. Për gjithë këto arsye, është kaq e ndërlikuar zëvendësuesi i tij.

Natyrisht synimi është që drejtuesit të gjejnë një zëvendësues të denjë dhe emri që po përflitet së fundmi është ai i Kristjan Asllanit. Mesfushorit shqiptar që aktivizohet me Empolin. Corriere dello Sport konfirmon se ka një pëlqim nga ana e drejtuesve.

Rritja e mesfushorit të ri ka qenë galopante, sa çmimin i kartonit të tij tashmë ka arritur shifra dyshifrore. Dy ditë më parë, eksperti i merkatos italiane, Alfredo Pedulla, shkroi se Milan, Juventus apo Manchester City mund të transferojë një futbollist shqiptar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asllani empoli inter asllani empoli inter

Sondazh

Poll