Sport

Rubiales letër Dukës: “Rizgjedhja, shenjë e qartë e suksesit tuaj gjatë viteve”…

23 Mars 2022, 11:41 Nga DOSJA

TIRANE – Rizgjedhja e Armand Duka në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të 15 marsit, ka sjellë edhe urimin e shumë prej drejtuesve të federatave të futbollit në Europë, të cilët kanë shprehur vlerësimin për rizgjedhjen e presidentin Duka për mandatin e ri.

Në letrën e tij të urimit, presidenti i Federatës Spanjolle, Luis M. Rubiales Béjar, i uron rizgjedhjen në krye të FSHF-së presidentit Duka, teksa e konsideron këtë rizgjedhje si një shenjë e qartë e suksesit të tij përgjatë viteve të fundit, duke përfshirë këtu edhe organizimin e finales së madhe dhe historike të UEFA Conference League në 25 maj.

“Kjo rizgjedhje është shenjë e qartë e suksesit tuaj si president i federatës suaj gjatë viteve të fundit, duke përfshirë këtu edhe organizimin e finales së parë të UEFA Conference League në maj të këtij viti,”- shkruan presidenti spanjoll në letrën e tij.

Gjithashtu, kreu i futbollit spanjoll i shpreh angazhimin dhe mbështetjen e plotë të Federatës Spanjolle, për të çuar përpara jo vetëm futbollin europian, por edhe Federatën Shqiptare të Futbollit. “Dëshiroj t’ju shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për të punuar së bashku, për ta dërguar përpara madhështinë e futbollit europian, si dhe ju shpreh mbështetjen tonë të plotë juve dhe organizatës suaj. Ju uroj gjithë të mirat përgjatë këtij mandati të ri si president i FSHF-së dhe mezi pres t’ju takoj në Barcelonë,”- shkruan presidenti i Federatës Spanjolle, Luis M. Rubiales Béjar, në letrën e tij të urimit, dërguar presidentit Duka, njofton zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme e fshf luis m. rubiales béjar presidenti i federatës spanjolle presidentin e fshf-së armand duka presidentit armand duka të fshf asambleja e jashtezakonshme e fshf luis m. rubiales béjar presidenti i federatës spanjolle presidentin e fshf-së armand duka presidentit armand duka të fshf

Sondazh

Poll