Sport

Thirret nga Belgjika, Januzaj optimist: “Jam më i pjekur. E ardhmja? Mendoj për Sociedadin”

23 Mars 2022, 11:08 Nga DOSJA
Thirret nga Belgjika, Januzaj optimist: “Jam më i pjekur. E ardhmja?

BELGJIKE – Adnan Januzajt, si shumë të tjerëve, i përfundon kontrata më 30 qershor, ndaj Napoli dhe Atalanta janë në gjurmët e tij prej disa kohësh.

‘Play-makeri’ i Real Sociedadit, pas një kohe relativisht të gjatë, është thirrur nga Belgjika, ku ai ka folur për të ardhmen, por edhe për rikthimin e tij në kombëtare.

“Në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time. Njerëzit thonë shumë gjëra, por mua nuk më intereson. Në futboll gjithçka mund të ndodhë.  Në këtë moment mendoj për Real Sociedadin. Raiola është një tip kërkues, e njoh atë. Çdo vendim do ta marr së bashku me të dhe familjen time”.

Rikthimi në kombëtaren e Belgjikës? “Më është dashur të pres një kohë të gjatë, por jam i lumtur që jam kthyer. Dhe shpresoj të luaj, sepse nuk ka asgjë që më pëlqen më shumë se të luaj futboll. A jam ndër më të vjetërit e të thirrurve? Nuk ndihem veteran, jam i bindur se vitet më të mira janë ende përpara. Konkurrenca nuk është problem për mua. Unë e di se çfarë mund të jap dhe u besoj aftësive të mia. Unë jam më i pjekur dhe stërvitem shumë më tepër se më parë, edhe veçmas me ndihmën e një trajneri personal. Këto detaje të vogla bëjnë një ndryshim të madh”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport adnan januzaj atalanta e gasperinit belgjika e roberto martinez real sociedadit trajneri i napolit adnan januzaj atalanta e gasperinit belgjika e roberto martinez real sociedadit trajneri i napolit

Sondazh

Poll