Politike

Këlliçi: Basha kreu vetëvrasje politike! S’e harroj gazin e dhunën në seli (Plani)

22 Mars 2022, 19:10 Nga DOSJA
Këlliçi: Basha kreu vetëvrasje politike! S’e harroj gazin

TIRANË– Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Belind Këlliçi është shprehur se deklarata e kryetarit në ikje të PD-përmes të cilës Lulzim Basha tha se nuk kishte humbur asnjë betejë ishte vetëvrasja politike e këtij të fundit. I ftuar në News24, Këlliçi tha gjithashtu se vota e lirë është e vetmja mundësi për t’i dhënë zgjidhje situatës në Partinë Demokratike. Ai shtoi se si fillim duhej çliruar selia blu, ndërkohë që theksoi se as dhuna e as gazi lotsjellës në protestën e dhunshme të 8 Janarit nuk mund te harroheshin.

Edhe shumë ditë jo, pasi në ditët e fundit ka pasur fjalë që dorëheqja do vinte. Por në 6 mars i dha fund gjithçkaje, dhe ranë maskat. Ishte një votim real dhe zoti Basha nuk mund të fshihej më pas gishtit. Logo e PD ka bërë historinë e politikës shqiptare, u rendit e treta, as në vitin 97. Në 7 mars në mëngjes, zoti Basha kreu vetëvrasjen e tij politike. Deklarata se ai nuk kishte humbur asnjë zgjedhje, ishte deklarata që i vuri vulën kokëfortësisë së tij. ne kemi qenë të qartë. Më vjen keq për logon e PD, por Shtëpia e Lirisë, ia doli të renditet forcë e dytë, një koalicion i udhëhequr nga Berisha. Zonja Kim e përshëndeti aktin e largimit, siç e bëra dhe unë. edhe në ditën e sotme që shënjon 30-vjetorin e PD, ne si formuar rinor kemi një program ambicioz me disa të rinj republikanë amerikan. Në Amerikë çdo krizë zgjidhet me votë. në 30 prill do të mbahet kuvendi i Grupit të Rithemelimit. I bëjmë thirrje të gjithëve që të garojnë për drejtues dhe kryesi. Ka pasur një debat ditën e sotme, dhe vijon të jetë ky diskutim, pasi ka shumë pak zëra, që kërkojnë mbase shikimin e një opsioni për ta zgjatur këtë datë të mbajtjes së Kuvendit. Unë s’jam dakord që ky Kuvend të mbahet. Sot ka shkuar për të paketuar gjerat në zyrë, se s’ma ha mendja të bëjë ndonjë punë. Ne kemi pasur diskutime për vendimmarrjen në vijim. I takon deputetëve që t’i zgjasin dorën kujtdo demokrati që të vijë dhe të na bashkohet dhe të futet në garë, të shpreh ambicien personale për çdo pozicion. Ne jemi të hapur për çdo demokrat. Çdo mosmarrëveshje ta zgjidhim me votë. Vota është i vetmi instrument për të zgjidhur krizën në PD. Do të ketë një vendimmarrje për datën se kur do të mblidhet Kuvendi. Hapi i parë do të jetë ç’bunkerizimi i PD, s’mund të kalohet pa harruar gazi lotsjellës i demokratëve, rrahja e tyre sepse kishin shkuar në seli. Më është vjedhur zyra nga njerëz të armatosur dhe këtë nuk e harroj, nga Prokuroria nuk jam thirrur, por këtë çështje nuk e lë. Ky është pra një moment reflektimi,”- tha Këlliçi.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së një ditë më parë, nëntë vite pasi e mori këtë post. Vendimi i Bashës erdhi pasi thuajse i gjithë grupi parlamentar doli kundër tij pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD nuk mori asnjë nga gjashtë bashkitë për të cilat garohej. Pas dorëheqjes, drejtimin e PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Gazmnt Bardhi ia ka kaluar Enkelejd Alibeajt që është edhe drejtues i grupit parlamentar. Përmes një deklarate zyrtare, Alibeaj kërkoi që Berisha të bënte të njëjtën gjë si Basha, të distancohej.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi dorehiqet lulzim basha belind kelliçi dorehiqet lulzim basha

Sondazh

Poll