Politike

Bashkimi i PD, Këlliçi: Nuk ka negociata formale, por diskutime mes deputetëve

22 Mars 2022, 22:39 Nga DOSJA
Bashkimi i PD, Këlliçi: Nuk ka negociata formale, por diskutime mes

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi thotë se nuk ka negociata formale për bashkimin e demokratëve, por diskutime mes deputetëve të të dyja fraksioneve brenda PD-së. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Këlliçi tha se Basha është i shkarkuar dhe jo i dorëhequr.

“Nuk ka negociata në kuptimin formal, por ka diskutim të deputetëve të të dyja palëve. Ka një lloj komunikimi drejt rikthimit në normalitet. U tha që nuk ka krizë e tashmë pranohet që ka krizë. Tani ka një tentativë për të gjetur një zgjidhje me atë pjesë të grupit parlamentar që ka një qasje racionale që kërkohet që zgjidhja të vijë me votë.

Për ne Lulzim Basha nuk është dorëhequr, është i shkarkuar. Tentativë është që të mos humbet asnjë votë. Ështe e logjikshme që t’i qëndrojmë vendime të PD dhe Kuvendit Kombëtar”, tha ndër të tjera Belind Këlliçi.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi belind kelliçi

Sondazh

Poll