Politike

Balla takon ministrin Kostis në Greqi: Shqiptarët janë integruar plotësisht në vendin fqinj

22 Mars 2022, 22:13 Nga DOSJA
Balla takon ministrin Kostis në Greqi: Shqiptarët janë integruar

GREQI- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është takuar me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale Kostis Hatzidakis në Greqi. Me anë të një postimi në Facebook, Balla shkruan se shqiptarët që jetojnë në Greqi janë integruar plotësisht në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore të vendit.

Postimi i Plotë:

Takimi me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale Kostis Hatzidakis. Komuniteti shqiptar në Greqi është integruar plotësisht në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore të Greqisë. Ne duam që Qeveria grekë të vijojë të lehtësojë procedurat për punëmarrësit sezonalë. Në frymën dhe shembullin e marrëveshjeve të ngjashme të Shqipërisë me vendet e tjera të BE-së është e domosdoshme përmbyllja e një Marrëveshjeje me Greqinë në fushën e sigurimeve shoqërore – për njohjen e ndërsjelltë të tyre për efekt pensioni të punëmarrësve në Greqi dhe në Shqipëri. Kemi tashmë mirëkuptimin që procesi të vijojë mes ekspertëve nga ministritë përkatëse.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kostis hatzidakis taulant balla kostis hatzidakis taulant balla

Sondazh

Poll