Politike

Këlliçi: 30 prilli, dita që bashkon PD, të garojë edhe Basha edhe Berisha, vota vendos

22 Mars 2022, 21:31 Nga DOSJA
Këlliçi: 30 prilli, dita që bashkon PD, të garojë

TIRANË– Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike ka deklaruar se bashkimi i PD-së bëhet vetëm në Kuvendin e 30 prillit që është paralajmëruar. I ftuar në “Opinion”, Këlliçi tha se mund të garojë kush të dojë dhe ai që fiton me votë, mund të drejtojë partinë. Sipas tij, mund të garojë lirisht edhe Basha e Berisha, pasi vota do të vendosë gjithçka.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Cila është zgjidhja?

Belind Këlliçi: Është kutia e votimit.

Blendi Fevziu: Po për kutinë e votimit po flasim

Belind Këlliçi: Jo nuk e kanë besuar të gjithë sepse është thënë që e mbshtet 97% e demokratëve

Blendi Fevziu: Tani po flasim për meme

Belind Këlliçi: Jo, nuk harrojmë asgjë që ka ndodhur, asgjë.

Blendi Fevziu: Të flasim për realitetin…

Belind Këlliçi: Të zhvillojmë Kuvendin më datë 30 prill, datë që është caktuar. Të vijnë të gjithë demokratët, ore edhe ata që e kritikojnë Berishën, të gjithë. Të zgjidhen të gjitha strukturat e reja, kush ka më shumë vota të udhëheqë PD dhe kaq.

Blendi Fevziu: Lulzim Basha mund të kandidojë

Belind Këlliçi: Shkëlqyeshëm

Blendi Fevziu: U është bërë thirrje që Berisha të tërhiqet

Belind Këlliçi: Jo more, Basha të garojë, Berisha jo

Blendi Fevziu: Po të mos kandidojë Basha tërhiqet Berisha?

Belind Këlliçi: Jo s’ka arsye, pse? S’e kuptoj kush e ndalon, përse duhet t’i kërkojmë dikutj që ka mbështetje që të tërhiqet nga ajo që ka

Blendi Fevziu: Po kush e mund me votë në PD, nuk besoj se ka njeri që e mund në pd.

Belind Këlliçi: Po pse kaq paragjykues o zoti Fevziu. Jam i bindur që ka edhe njerëz që nuk duan të votojnë Berishën.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi belind kelliçi

Sondazh

Poll