Politike

Vokshi: Kemi nisur takimet me grupin e Bashës, PD-ja bashkohet vetëm përmes votës

22 Mars 2022, 21:17 Nga DOSJA
Vokshi: Kemi nisur takimet me grupin e Bashës, PD-ja bashkohet vetëm

TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi komentoi në emisionin ‘A Show’ krizën në Partinë Demokratike. Vokshi tha se po bëjnë takime dhe diskutime me grupin e Bashës për të bashkuar PD-në.

Ajo theksoi se minoranca nuk i vendos dot kushte mazhorancës ndërsa shtoi se bashkimi i Partisë Demokratike mund të ndodhë vetëm përmes votës.

“S’më pëlqen fjala negociatë se shpeshherë përkthehet në pazar. Nuk duhet pazar, bashkimi të ndodhë përmes parimit të shenjtë që është vota. Minoranca nuk i vë dot kushte mazhorancës. Duke u treguar modest, të mirëpritur janë të gjithë për të bërë propozime. Nuk do mbajmë mëri për asgjë.”-tha Vokshi.

Marrë nga Syri.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike albana vokshi dorehiqet lulzim basha albana vokshi dorehiqet lulzim basha

Sondazh

Poll