Politike

Basha iku, Noka: Ai e 4 adjutantët e tij e kanë derën e hapur, demokratët vërshojnë tek ne

22 Mars 2022, 18:44 Nga DOSJA
Basha iku, Noka: Ai e 4 adjutantët e tij e kanë derën e hapur,

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, është shprehur se puna për bashkimin e partisë vazhdon. I ftuar në FaxNews, Noka tha se së fundmi ka pasur një vërshim nga ana e demokratëve për tu bashkuar me komisionin e rithemelimit. Madje shtoi se kreu i PD-së në ikje, Lulzim Basha e personat që e mbështesin atë, e kanë derën e hapur.

“Komisioni i Rithemelimit do të vazhdojë riorganizimin. Ju them se sot në bazë nga data 6 mars e deri më tani ka një vërshim të pafund nga ana e demokratëve. Shumë shpejt do të shihni një tur të Sali Berishës dhe Komisionit për bashkimin e PD-së. Edhe deputetë të cilët kanë qenë neutralë apo mbështetës së Bashës tashmë kanë kërkuar që PD të bashkohet. Në fund Brava dhe 4 adjutantët e tij derën e kanë të hapur. Nëse duan të vijnë dhe të integrohen, por me kushtin që të mos mbajnë peng asgjë për interes të Edi Ramës. Kush mund të shkelë kushtetutën dhe të ndalojë të drejtën kushtetuese të kandidimit të Berishës në krye të PD? Pra Berisha ka të drejtë të kandidojë. Ç’janë këto përralla që na i tregon Brava me deklaratët e tij? Thonë hajdeni ju por duhet të merrni leje tek Brava për të hyrë në bunker. Gjëja e parë është procesi i ç’bunkerizimit. Keni parë gjë një hap të tillë? Jo! Nxjerrin kokën atje dhe vendosin kushte ata që janë të mbaruar politikisht sepse janë minorancë absolute. Kjo është një çmenduri. Negociatë me pengjet nuk e di sesi mund të bëhet. Brava vetë i pesti, është peng. Me të gjithë deputetët e grupit parlamentar kemi negociata. E dini sot se ku ishte Basha? Në zyrë. Po ai ka dhënë dorëheqje, nuk është më kryetar. Ky veprim është tallje. Ata na kanë vënë kusht, t’ja falim Ramës zgjedhjet lokale dhe më pas të bëjmë zgjedhje brenda parties,” – u shpreh Noka.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së një ditë më parë, nëntë vite pasi e mori këtë post. Vendimi i Bashës erdhi pasi thuajse i gjithë grupi parlamentar doli kundër tij pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD nuk mori asnjë nga gjashtë bashkitë për të cilat garohej. Pas dorëheqjes, drejtimin e PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Gazmnt Bardhi ia ka kaluar Enkelejd Alibeajt që është edhe drejtues i grupit parlamentar. Përmes një deklarate zyrtare, Alibeaj kërkoi që Berisha të bënte të njëjtën gjë si Basha, të distancohej.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dorehiqet lulzim basha flamur noka dorehiqet lulzim basha flamur noka

Sondazh

Poll