Politike

Vokshi: Basha humbës serial, askush s’e beson! Qëllimi i tij për të shkatërruar PD-në

22 Mars 2022, 21:15 Nga DOSJA
Vokshi: Basha humbës serial, askush s’e beson! Qëllimi i tij

TIRANË- Deputetja demokrate, Albana Vokshi, deklaroi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv se largimi i Lulzim Bashës nga Partia Demokratike ishte shumë i vonuar. Vokshi tha se askush nuk ka më besim tek Lulzim Basha, madje as aktin e fundit që ai bëri askush nuk e beson.

“Një politikan që nuk ka krijuar asnjë besueshmëri me kolegët, askush nuk e besonte Bashën. Akti i fundit i largimit, ai u shkarkua më herët. Nuk po merremi me të, se është i shkarkuar. Ai po mban peng selinë e PD që e blindoi.“-tha Vokshi.

Deputetja demokrate theksoi se Basha është një humbës serial i cili ka pasur për qëllim vetëm shkatërrimin e Partisë Demokratike.

“Fjalimi pa marrje përgjegjësie. Në fund të fundit humbi për vite me radhë. Humbës serial. Pas humbjeve që shkaktuan kosto të madhe në PD. Mendoj se ka qenë mision i Bashës për shkatërrimin e PD. Një ndjesë a duhet ta kërkonte?”-tha Vokshi.

Albana Vokshi tha se deputetët e kanë kuptuar pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit se s’kanë të ardhme me Lulzim Bashën dhe kjo ishte arsyeja pse ata ushtruan një presion të madh.

Marrë nga Syri.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike albana vokshi dorehiqet lulzim basha albana vokshi dorehiqet lulzim basha

Sondazh

Poll