Politike

Shehi: Basha të kishte ikur që më 25 prill. Berisha mund Ramën? Një ëndërr…

22 Mars 2022, 19:05 Nga DOSJA
Shehi: Basha të kishte ikur që më 25 prill. Berisha mund

TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi është shprehur se Lulzim Basha duhet të ishte dorëhequr që më 25 prill, kur humbi zgjedhjet përballë Partisë Socialiste. I ftuar në “Abc”, Shehi tha se gjithsesi alternative nuk është ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, të shpresosh që Berisha mund kryeministrin Edi Rama, është të ëndërrosh me sy hapur.  

“Nuk ka shumë rëndësi deklarata, rëndësi ka që u largua. Duhet të ishte larguar me kohë, në 25 prill. Kjo humbje më datë 6 kjo ëhstë humbje me njëri-tjetrin, por ne garën e kemi me Edi Ramën. Lojërat janë mbyllur, unë them se Basha nuk vlen më për opozitën shqiptare. Ka qenë një tërkzuë e gjatë që nga 25 prilli deri tani që ka prodhuar dhe këtë zallamahinë tjetër. Nëse merremi me këtë punë se si e tha Basha, atëherë kjo punë nuk mbaron ndonjëherë, opozita duhet të ecë përpara. Unë e quaj një histori të mbyllur. Unë e kam thënë se nuk është kjo formula. Që Sali Berisha mund të luajë një rol të madh kjo është e vërtetë, ka njerëz më shumë se të tjerët, por tregoi edhe një gjë tjetër iky rezultati, aq ishin votat. Nëse duam të shikojmë ëndrra kot le ti shikojmë. Që të bëhet ky për herë të tretë që mund palën tjetër, unë nuk e besoj,”- tha Shehi.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së një ditë më parë, nëntë vite pasi e mori këtë post. Vendimi i Bashës erdhi pasi thuajse i gjithë grupi parlamentar doli kundër tij pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD nuk mori asnjë nga gjashtë bashkitë për të cilat garohej. Pas dorëheqjes, drejtimin e PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Gazmnt Bardhi ia ka kaluar Enkelejd Alibeajt që është edhe drejtues i grupit parlamentar. Përmes një deklarate zyrtare, Alibeaj kërkoi që Berisha të bënte të njëjtën gjë si Basha, të distancohej.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashamir shehi dorehiqet lulzim basha dashamir shehi dorehiqet lulzim basha

Sondazh

Poll