Politike

Gent Strazimiri: Bashkimi i PD ndodh përmes votës! S’ka ‘llokma’ për të negociuar

22 Mars 2022, 20:49 Nga DOSJA
Gent Strazimiri: Bashkimi i PD ndodh përmes votës! S’ka

TIRANË- Ndërsa deputetët mbështetës të Lulzim Bashës, kërkojnë negociata me Komisionin e Rithemelimit për Bashkimin e PD, anëtari i këtij Komisioni, Gent Strazimiri, thotë se demokratët nuk kanë asnjë “llokmë” për të negociuar, ndaj bashkimi duhet të ndodh përmes votës. Gjatë një interviste për Syri TV, ai i bëri thirrje deputetëve të marrin pjesë në Kuvendin e 30 prillit, ndërsa iu pergjigj edhe Enkelejd Alibeajt, për largimin e Sali Berishës.

Pas zhvillimeve të fundit në selinë blu, deputetet e PD, të ndarë tashmë në dy kampe kanë një qëllim të përbashkët, bashkimin e kësaj force politike. Por ndërsa të besuarit e Lulzim Bashës artikulojnë kushte dhe i cilësojnë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit si “të pezulluarit”, nga ana tjetër përfaqësuesit e këtij Komisioni shprehen se për PD nuk ka çfarë negociohet por duhet të jetë vota ajo që do të vendosë ringritjen e kësaj force. Në një intervistë për Syri Tv, Gent Strazimi shprehet se nuk ka llokma për tu ndarë, ndaj dhe u bëri thirrje deputetëve të bashkohen në Kuvendin e 30 prillit.

“Teknikish ai është i shkarkuar dy herë, me vendim të Kuvendit të PD më 11 dhjetor me votën e gati 5 mijë delegatëve, i ratifikuar me referendumin e 18 dhjetorit ku morën pjesë 44 mijë anëtarë të PD.”-u shpreh Strazimiri.

Strazimiri tha se dorehqeja e Lulzim Bashës, nuk ka asnjë vlerë, për aq kohë sa ai është shkarkuar me vullnetin e shumicës së demokratëve.

“Teknikisht dhe simbolikisht është një farsë që vetëm një i padenjë mund ta bëjë. Nuk besoj se ka ndodhur ndonjë ndryshim thelbësor dje. PD vazhdon të jetë e ndërthyer.”-u shpreh Strazimiri.

Ai iu përgjigj publikisht edhe deklaratës së deputetit Enkelejd Alibeajt, i cili i kërkoi Komisionit të Rithemelimit që të largojnë Berishën, dhe të bëhen bashkë.

“Me rastin e Alibeajt ka qenë ndoshta segmenti më i turpshëm i pasdites së djeshme që lexoi një deklaratë që nuk ishte e grupit parlamentar. Edhe një pjesë e mirë e të pranishmëve nuk kanë pranuar ta votojnë këtë deklaratë. Alibeaj dhe cilido që mendon dhe shprehet se do bashkojë PD-në, nuk mund ta nisë fjalinë me të bashkohemi por largoni. I njëjti veprim që na çoi në këtë pikë. Bashkimi në vetëvete nuk mund të pranojë kushte. Vota dhe vullneti i lirë bashkon.”-tha Strazimiri.

Strazimiri deklaroi se Komisioni i Rithemelimit, po punon për riorganizimin e PD, me zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve, delegatëve dhe anëtarëve të kryesisë, përmes parimit një anëtar një vote, process që do të finalizohet në Kuvendin e 30 prillit.

Marrë nga Syri.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dorehiqet lulzim basha gent strazimiri sali berisha dorehiqet lulzim basha gent strazimiri sali berisha

Sondazh

Poll