Aktualitet

Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, priste pemë në zonën e Parkut Kombëtar të Dajtit

22 Mars 2022, 11:17 Nga DOSJA
Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, priste pemë në

TIRANË- Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës. 33-vjeçari i identifikuar me iniciale V.I., është kapur në flagrancë nga Policia pasi dyshohej se në periudha të ndryshme kohore, ka prerë pemë në zonën e Parkut Kombëtar të Dajtit. Mësohet se 33-vjeçari, lëndët drusore të prera në malin e Dajtit i shiste kundrejt përfitimit monetar. I riu është vënë në pranga dhe do dalë para drejtësisë pasi akuzohet për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dajti”, për goditjen e krimeve mjedisore. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4

Vihet në pranga 1 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se një shtetas në periudha të ndryshme kohore, ka prerë pemë në zonën e Parkut Kombëtar të Dajtit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dajti”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– V. I., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi V. I., në periudha të ndryshme kohore, ka prerë pemë në Parkun Kombëtar të Dajtit, dhe më pas, lëndën drusore, e shiste kundrejt përfitimit monetar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës për lëndë drusore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje 33 vjecar operacioni "dajti" arrestohet nje 33 vjecar operacioni "dajti"

Sondazh

Poll