Aktualitet

Rrëzimi i avionit në Kinë/ Të gjithë ishin pa ndjenja, ç’u përpoq të bënte piloti por…

22 Mars 2022, 09:51 Nga DOSJA
Rrëzimi i avionit në Kinë/ Të gjithë ishin pa ndjenja,

KINË- Askush nuk u gjet i gjallë në rrënojat e avionit dhe 132 pasagjerët, nga të cilët nëntë ishin anëtarë të ekuipazhit. Në momentin që avioni binte nga lartësia, e gjitha raportohet se ka ndodhur për 2 minuta, për t’u përplasur më pas në tokë me një shpejtësi prej 563 km/h.

Duke folur për Sun Online, ekspertja e aviacionit Sally Gethin tha se të dhënat e fluturimit mund të kishte pasur një interval prej 10 deri në 20 sekondash, ku një ose më shumë nga pilotët rifituan vetëdijen dhe u përpoqën të ngrinin aeroplanin përpara se ai të rrëzohej në tokë, por sërish nuk ia doli.

“Në atë moment të gjithë personat që ishin në bord kanë qenë pa ndjenja. Pilotët janë shumë të trajnuar në simulatorë. Por në botën reale, ato mund të mbingarkohen nga ngjarje të papritura. Ky njihet si fenomeni i frikës dhe është shumë e vështirë të stërvitesh për të. Edhe pilotët me përvojë mund të befasohen dhe më pas mund të marrin vendime të këqija,“-tha ai. Ndërsa tani kanë nisur spekulimet në lidhje me atë që mund të ketë shkaktuar rrëzimin, por se skenarët mund të jenë një mosfunksionim i pjesës së pasme të avionit, moti ose një sërë çështjesh të tjera si p.sh. “zjarr i vogël” ose një problem me instalime elektrike. 

Vdekja e 132 personave ka bërë që sot aksionet e Boeing të fundoseshin pasi modeli Boeing 737-800, i cili është pararendësi i modelit të diskutueshëm 737 Max, konsiderohej i sigurtë, të paktën deri dje.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll