Aktualitet

Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

22 Mars 2022, 09:34 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë,

TIRANË– Një apartament në katin e tretë të një pallati është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ish stacioni i Trenit në Tiranë. Fatmirësisht nga flakët e zjarrit nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.03.2022, në Rrugën e Barrikadave, në katin e tretë të një pallati, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases F. A., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet tirane zjarr ne banese zjarr ne tirane tirane zjarr ne banese zjarr ne tirane

Sondazh

Poll