Aktualitet

Dhunoi me vëllain kuzhinierin! DËSHMIA e të arrestuarit: Për fatin e tij të mirë…

22 Mars 2022, 10:40 Nga DOSJA
Dhunoi me vëllain kuzhinierin! DËSHMIA e të arrestuarit: Për

TIRANË-Ernest Luka, njëri prej dy vëllezërve që dhunuan kuzhinierin Indrit Çela, ka pranuar autorësinë, duke deklaruar se kishin konflikt të vjetër mes tyre. Në dëshminë e tij përballë grupit hetimor, Luka u shpreh se në momentin që kanë parë Indritin në mjet, iu afruan dhe e bllokuan e më pas e dhunuan.

“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine. Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar mes të tjerash 24-vjeçari, i cili u vu në pranga disa orë pas ngjarjes pas një operacioni antidrogë në shtëpinë e tij.

Policia po vazhdon kërkimet për arrestimin e Donald Lukës që vazhdon të jetë në kërkim policor. Policia ka kryer kontrolle në zonë por edhe në kryeqytet, ku mendohet të jetë fshehur 27-vjeçari, por pa rezultat.

Kuzhinieri u dhunua në zonën e njohur si Ura e Gjolës në Fushë Krujë. Indrit Çela ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip Smart me targa AA 062 LR, por në një moment i kanë prerë rrugën dhe e kanë nxjerrë zvarrë me dhunë nga 2 vëllezërit, të cilët me grushta dhe me një levë hekuri e kanë dhunuar brutalisht, ndërkohë që në mjet me të ka qenë dhe bashkëshortja e tij. Në momentin që në spital mbërriti Policia, 39-vjeçari deklaroi se në fakt thjesht kishte bërë një aksident me makinë dhe në asnjë moment nuk ka pranuar që të jetë rrahur.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet donald luka ernest luka indrit çela donald luka ernest luka indrit çela

Sondazh

Poll