Aktualitet

Konfirmohet gripi i shpendëve në zonën e Prespës, çifti i pelikanëve rezulton i infektuar

22 Mars 2022, 09:23 Nga DOSJA
Konfirmohet gripi i shpendëve në zonën e Prespës,

MAQEDONI– Një çift pelikanësh në liqenin e Prespës në anën shqiptare kanë rezultuar të infektuar me gripin e shpendëve. Pelikanët janë gjetur ditën e enjte ndërkohë janë dërguar për analiza në laborator dhe sipas përgjigjeve bëhet fjalë për gripin e shpendëve.

Dosja.al raportoi ditë më parë mbi 500 pelikanë të ngodhur në pjesën greke të Prespës së Vogël. Gjatë monitorimit që Shoqata për Mbrojtjen e Prespës ka bërë me dron, u konstatua se numri i shpendëve të ngordhura u shtua.

Disa ditë më parë ka qenë Agjencia e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit e cila ka lajmëruar se gripi i shpendëve ka qenë aktiv në liqenin e Prespës në anën greke, e mesa duket gripi ka prekur tanimë dhe shpendët në territorin vendas.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve gripi i shpendeve ne shqiperi pelikanet e ngordhur gripi i shpendeve gripi i shpendeve ne shqiperi pelikanet e ngordhur

Sondazh

Poll