Aktualitet

Arrestohet bosi shqiptar në Itali! Policia i gjen bllokun e shënimeve, bënte 2 mln në muaj

22 Mars 2022, 10:18 Nga DOSJA
Arrestohet bosi shqiptar në Itali! Policia i gjen bllokun e shënimeve,

ITALI– Një bos shqiptar i drogës është vënë në pranga në Itali. Mediat raportojnë se ai arrinte të xhironte rreth 2 milion euro në muaj duke shpërndarë lëndë narkotike si heroinë dhe kokainë në tre rajone të Italisë. Ai e kishte bazën e tij në Firence dhe grupi i trafikut dhe shpërndarjes përbëhej nga shqiptarë, italianë dhe marokenë.

Policia ka sekuestruar 26 kilogram kokainë dhe 22 kilogram heroinë në bazat e tyre, e cila ishte gati që të hidhej në treg. Policia ka kapur edhe disa blloqe shënimesh të grupit duke konstatuar se ata shpërndanin sasi të mëdha drogë në 13 rajone të Italisë dhe se xhiroja totale arrinte në rreth 24 milion euro në vit apo 2 milion euro në muaj.

Ky konsiderohet si një ndër grupet më të mëdha të kapura sëfundmi në Itali, të cilët merreshin me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll