Aktualitet

Largohen nga Shqipëria 212 qytetarë afganë, përcillen në Rinas nga Xhaçka dhe Kim

22 Mars 2022, 09:11 Nga DOSJA
Largohen nga Shqipëria 212 qytetarë afganë, përcillen

TIRANË– Afganët e strehuar në Shqipëri janë larguar në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka ndarë fotot kur bashkë me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim kanë përcjellë në Rinas 212 qytetarët e parë afganë.

“Në Rinas, bashkë me Ambasadoren Yuri Kim, në ceremoninë e përcjelljes drejt SHBA të 212 qytetarëve afganë. Bashkë me 2 400 bashkëkombas të tjerë, ata i ikën luftës dhe për muaj të tërë u mikpritën në Shqipëri”, ka shkruar ministrja.

Kim ka falenderuar popullin shqiptar për mikpritjen. Shqiptarët i treguan edhe njëherë botës btraditën e “besës”, thotë Kim.

Një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët përpara nisjes dhe i përgëzuan ata për kurajon e tyre. Ambasadorja Kim falenderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar. Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” mbrojtjes së të tjerëve në nevojë”, shkruan ambasada amerikane.

Pas marrjes së kontrollit nga talebanët, afganët u strehuan në Shqipëri. Vendi ynë strehoi përkohësisht 4000 afganë deri në momentin që do merrnin vizën nga SHBA-ja.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet afgan afganet ne shengjin largohen afganet nga shqiperia shqiperi afgan afganet ne shengjin largohen afganet nga shqiperia shqiperi

Sondazh

Poll