Aktualitet

Basha pas dorëheqjes: Demokratët ndodhen përpara betejës për një PD të bashkuar

22 Mars 2022, 10:00 Nga DOSJA
Basha pas dorëheqjes: Demokratët ndodhen përpara betejës

TIRANË– Kryetari në ikje i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish pasi hoqi dorë nga drejtimi i selisë blu. Në postimin e parë pas dorëheqjes, Basha ka rikujtuar fitoren e zgjedhjeve të para pluraliste nga Partia Demokratike, më 22 mars të vitit 1992, duke u shtuar se demokratët meritojnë një PD të fortë.

“Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit. Gëzuar ditën e parë të demokracisë!,”-shkruan Basha.

POSTIMI I PLOTË:

30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën Partinë Demokratike, zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste. Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, me suksese që kanë shënuar për mirë jetën e shqiptarëve, dhe dështime që na kanë ndarë nga ajo shumicë dërrmuese shqiptarësh që në 1992-shin i dhanë jetë ëndrrës për një Shqipëri europiane. Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë. Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit. Gëzuar ditën e parë të demokracisë!

Demokrati do të zëvendësojë Lulzim Bashën, i cili dje dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. Ndërsa koalicioni i Sali Berishës me LSI, “Shtëpia e lirisë”, fitoi Bashkinë e Shkodrës.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike 22 mars 1992 lulzim basha 22 mars 1992 lulzim basha

Sondazh

Poll