Aktualitet

Vendimi i Bordit! Sot rritet sërish çmimi i naftës, arrin 221 lekë për litër

22 Mars 2022, 09:39 Nga DOSJA
Vendimi i Bordit! Sot rritet sërish çmimi i naftës, arrin 221

TIRANË– Çmimi i naftës është rritur ditën e sotme në pikat me pakicë të tregtimit të karburantit. Një litër naftë po tregtohet me 211 lekë për litër, nga 203 lekë për litër që ishte më parë. Benzina po tregtohet më lirë, ndryshe nga deri tani kur ishte përgjithësisht një apo dy lekë për litër më shtrenjtë sesa nafta. Një litër benzinë po tregtohet sot me 211 lekë, nga 206 lekë për litër që ishte më parë.

Ky ishte vendimi i djeshëm i Bordit të Transparencës, i cili fikson çmimet që prej tre javës dhe rishikon periodikisht nivelin e tyre në bazë të ecurisë së çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. 

VENDIMI:

Bordi i Transparencës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, në datë 21 mars 2022, në mbledhjen e tij të rradhës, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 216 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 199 lekë/liter. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 22 mars -23 mars 2022, të jetë 221 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri. Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 22 Mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme e këtij Bordi do jetë ditën e Mërkurë, datë 23.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rritet cmimi i naftes rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll