Sport

Klubet më të pasura në botë/ Man.City kryeson për herë të parë, Juventus nderon Italinë

21 Mars 2022, 16:44 Nga DOSJA
Klubet më të pasura në botë/ Man.City kryeson për

EUROPË- Për herë të parë në historinë e tij, Manchester City është klubi më i pasur në botë. Kjo është ajo që del nga Football Money League 2022, studimi vjetor mbi pasqyrat financiare të klubeve të futbollit që publikohet çdo vit nga Deloitte.

Në sezonin 2020/21, ‘qytetarët’ kishin një rritje të të ardhurave prej 17%, deri në 644.9 milionë, 4.2 milionë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë. Podiumi mbyllet nga Bayern Munich. Juve, i nënti, është i pari mes italianëve (433.5 milionë). Interi renditet në vendin e 14 (330.9 milionë).

Sipas raportit, 20 klubet më të mirë në futbollin botëror kanë grumbulluar 8,178 miliardë euro në sezonin 2020-2021, pak më shumë krahasuar me 2019-2020 (8,162 miliardë euro). Këtë vit, si dhe vitin e kaluar, llogaritë janë ndikuar edhe nga pandemia e Covid-19, me kufizimet që erdhën nga ajo.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus manchester city juventus manchester city

Sondazh

Poll