Sport

Nuk ka qetësi te Dinamo, lojtari debatoi me drejtorin e klubit, pezullohet mbrojtësi

21 Mars 2022, 15:52 Nga DOSJA
Nuk ka qetësi te Dinamo, lojtari debatoi me drejtorin e klubit, pezullohet

TIRANË– Nuk është një situatë e mirë të Dinamo, më saktë nuk ka qenë asnjëherë në këtë sezon. Skuadra kryeqytetase po diskuton seriozisht qëndrimin në elitë dhe kjo ka sjellë një nervozizëm te lojtarët. Pas gjobës ndaj Sabien Lilajt, mësohet se drejtuesit kanë marrë masa ndaj mbrojtësit Eni Imami.

Mbrojtësi do të stërvitej me Dinamon U-21 deri në një vendim të dytë. Shkak për këtë masë ndaj zëvendëskapitenit blu është bërë një debat që ai ka pasur para ndeshjes në Elbasan me drejtorin e përgjithshëm të Dinamos, Ermal Barushi.

Një debat, që ka nisur për shkak të një përshëndetjeje që Imami ka pasur me pjesëtarët e stolit të Tiranës para derbit dhe që më pas ka agravuar.Në këtë situatë, klubi ka marrë masë ndaj lojtarit për çështje disiplinore, duke vendosur që ai të mos stërvitet me ekipin e parë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo eni imami dinamo eni imami

Sondazh

Poll