Sport

‘Ky është një turp’! Eleminimi nga Champions dhe humbjet e fundit të PSG, shpërthen Mbappe

21 Mars 2022, 12:49 Nga DOSJA
‘Ky është një turp’! Eleminimi nga Champions dhe

PARIS- Sulmuesi i PSG Kylian Mbappe, ka reaguar ashpër pas humbjes 3-0 me Monacon, duke e quajtur atë një turp.”Ky është një turp. Ne duhet të tregojmë më shumë respekt për njëri-tjetrin. Unë e di se tifozët duan të fitojmë Champions League-n dhe nuk do të kënaqen kurrsesi me titullin, por duhet të fitojmë titullin në Francë.

Por nuk mund të luajmë kështu, kjo është e papranueshme. Duhet të tregojmë më shumë respekt për tifozët tanë”, ka thënë Mbappe. Edhe trajneri Pochettino e ka cilësuar të papranueshme paraqitjen e skuadrës, teksa ai tashmë rrezikon seriozisht shkarkimin.

PSG po shfaq oshilacione në këtë fazë të sezonit. Eliminimi nga Champions League ka sjellë zemërimin e tifozëve, të cilët kanë shfryrë dufin ndaj Neymar, trajnerit dhe drejtuesve të klubit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mbappe psg mbappe psg

Sondazh

Poll