Sport

Përfundon takimi i agjentit me drejtuesit e Juves, vendoset zyrtarisht e ardhmja e Dybalës

21 Mars 2022, 15:11 Nga DOSJA
Përfundon takimi i agjentit me drejtuesit e Juves, vendoset zyrtarisht e

ITALI– Paulo Dybala nuk do të rinovojë dhe rrjedhimisht do të largohet nga Juventus në fund të sezonit. Ky është rezultati i takimit që u zhvillua mëngjesin e sotëm në Continassa midis drejtuesve të Juventusit – të pranishëm Nedved, Cherubini dhe Arrivabene dhe përfaqësuesve të argjentinasit.

Agjenti Jorge Antun dhe Carlos Novel, sponsori i Dybala-s. Takimi filloi rreth orës 11 dhe përfundoi disa orë më vonë. Premisat për një ndarje kishin filluar prej disa muajsh. Juve, uli në mënyrë progresive shifrat në lidhje me rinovimin e kontratës, duke e lidhur edhe me numrin e paraqitjeve, shenjë se dëmtimet e vazhdueshme kanë lënë gjurmë në negociata.

Një qëndrim që dukshëm e bindi Dybalan se ai nuk konsiderohet më në qendër të projektit të Juventusit. Inter qëndron në dritare për 28-vjeçarin me Bepe Marotën që e vlerëson shumë si futbollist me këtë të fundit që dëshiron ta ketë sërish në skuadër, por kësaj here me ngjyrat zikaltër të Milanos.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dybala juventus dybala juventus

Sondazh

Poll