Politike

Peka për deklaratën e Kryemadhit: Mora Bashën në telefon, bërtiste njëri atje ‘victoria’…

21 Mars 2022, 21:32 Nga DOSJA
Peka për deklaratën e Kryemadhit: Mora Bashën në telefon,

TIRANË– Gazetari Çim Peka ka komentuar deklaratën e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila u shpreh këtë mbrëmje se fushatat e kryeministrit Edi Rama e Lulzim Basha më 25 prill janë menaxhuar nga e njëjta kompani izraelite e që madje këshilltarët e dy kryetarëve ishin edhe të dashur.

Deklaratën e Kryemadhit, Peka e lexoi në studion e emisionit të tij ‘Çim Peka Live’ dhe shtoi se këtë deklaratë të kryemadhit ia përforcon një telefonatë që ka pasur me vetë Bashën më 25 prill, kur ishin dhe zgjedhjet e përgjithshme.

“Në fakt, më 25 prill kam pasur një telefonatë me zotin Basha, bërtiste njëri atje ‘victoria, victoria, fitore, fitore’, dhe i thashë po ku e di që ke fituar. Po se këshilltari i Ramës ia tha këshilltarit tim, tha ai, keni fituar,”- tha Peka ndër të tjera.

Më herët, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka bërë publike dhe një lidhje intime që sipas saj ekziston mes këshilltarit të kryeministrit Edi Rama dhe këshilltarit të kreut të Partisë Demokratike në ikje, Lulzim Basha. E ftuar në studion e “Quo Vadis”, Kryemadhi tha se këtë gjë e ka marrë vesh nga një person me shtetësi të huaj, me të cilin kishte ndarë dhe avionin.

“Në dimë shumë mirë që kompania izraelite menaxhoi të dyja fushatat bashkë e Ramën e Bashën, në 25 prill. Unë e kam ditur, kam qenë në një avion me një person i huaj i cili më bëri të ditur që zoti Basha ka të njëjtën kompani dhe këshilltari i Ramës me të Bashës ishin të dashur, ndanin shtratin së bashku,”- tha Kryemadhi pa përmendur emra. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike çim peka monika kryemadhi çim peka monika kryemadhi

Sondazh

Poll