Politike

Kryemadhi: Basha s’ka lënë gjë pa thënë për mua në ambasada, sot i jam nënshtruar Metës

21 Mars 2022, 21:20 Nga DOSJA
Kryemadhi: Basha s’ka lënë gjë pa thënë për

TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar kreun në ikje të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ka shpifur për të nëpër ambasada. E ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, Kryemadhi tha se Basha për të është gënjeshtar dhe se ka folur keq në çdo ambasadë.

Ajo shtoi se tashmë i është nënshtruar Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit sipas saj e ka njohur mirë Bashën dhe elementin e manipulimit që ka.

 “Basha çfarë s’ka thënë për Kryemadhi në për ambasada të ndryshme, gjatë kohës së koalicionit. Gënjështar i paparë. Ishte totalisht i izoluar. Jam e nënshtruar ndaj Ilir Metës sepse e ka njohur shumë mirë Bashën dhe e ka ditur shumë mirë që elementi i manipulimit ka qenë një nga pikat më të forta të tij,”- tha Kryemadhi.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll