Bota

Ramush Haradinaj shkarkon ministrin e Listës Serbe

2 Shkurt 2019, 08:10 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj shkarkon ministrin e Listës Serbe

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo . 

Lajmi është bërë i ditur nga Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ku e falënderon për bashkëpunimin ministrin në fjalë. Duhet të themi se  Rikalo ishte përfaqësues i Listës Serbe në qeveri.

“Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Zotit Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur” thuhet në postimin e Haradinajt.

Pas shkarkimit nga kryeministri Haradinaj, një reagim ka ardhur edhe nga deputeti i Listës Serbe. (SHIKO KËTU)

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni kosove lista serbe nenad rikalo ramush haradinaj shkarkimi i ministrit serb kosove lista serbe nenad rikalo ramush haradinaj shkarkimi i ministrit serb

Sondazh

Poll