Bota

ME VIDEO/ Momenti i shembjes së digës në Brazil ku pati 110 viktima

2 Shkurt 2019, 07:18 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Momenti i shembjes së digës në Brazil ku pati 110

Më 25 janar të këtij viti në Brazil ndodhi një tragjedi ku humbën jetën 110 persona dhe 238 të tjerë rezultojnë në zhdukur.

Në Brazil, në Brumadinho u shemb diga dhe brenda 3 minutash çdo gjë rreth digës u fundos.  Në videon e publikuar së fundmi duket masivi i madh i digës që shembet duke marrë përpara gjithçka.


Nuk dihet ende shkaku i shembjes së digës, të zotëruar nga Vale, kompania më e madhe e minierave. Rënia e digës në 2015 lëshoi një sasi të madhe mbetjesh hekuri toksike përgjatë qindra kilometrave.

Kanali televiziv Bandeirantes ka transmetuar pamjet kur llumi i baltës përfshin një restorant dhe disa ndërtesa në Minas Gerais.

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota 110 viktima brazil diga shembja 110 viktima brazil diga shembja

Sondazh

Poll