Bota

SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, Pompeo: Rusia shkeli traktatin

1 Shkurt 2019, 20:06 Nga DOSJA
SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, Pompeo: Rusia shkeli

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Rusinë, nënshkruar që prej kohës së ish Bashkimit Sovjetik. Lajmi për tërheqjen e SHBA-ve  nga një traktat dhjetëra-vjeçar, është bërë i ditur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Tërheqja e SHBA-së pritej prej muajsh, për shkak të mosmarrëveshjeve të pazgjidhura ende me Moskën, lidhur me mosrespektimin e paktit nga ana e Rusisë, gjë që kjo e fundit e mohon.

” Rusia ka shkelur Traktatin e Forcave Bërthamore, duke zhvilluar dhe vënë një sistem raketash të ndaluar që kërcënon aleatët dhe trupat tanë jashtë vendit. Nesër SHBA do të pezullojë detyrimet e saj, si dhe do të fillojë procesin e tërheqjes nga traktati”, shkruan Pompeo.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota armë bërthamore mike pompeo rusi shba traktati armë bërthamore mike pompeo rusi shba traktati

Sondazh

Poll